Ora News – Ismail Kadare nderohet me çmimin ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

2017-07-05 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kontributi i shkrimtarit të madh Ismail Kadare në letërsinë shqiptare dhe atë botërore është vlerësuar në Kosovë me çmimin nderkombetar ?Letërsia Shqipe?. Çmimi i është dorëzuar gjeniut të letrave shqipe përmes një ceremonie të veçante organizuar sot në Bibliotekën Kombëtare ?Pjetër Bogdani? në Prishtinë. Gjatë fjalës së tij Kadare tha se ky çmim ka një simbolik të veçante për të.
?Jam i lumtur që marr këtë çmim . Me besoni ky çmim i dhënë nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi më shumë se çdo çmim tjetër?
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare ?Pjetër Bogdani?, Fazli Gajraku theksoi se për lexuesit e Kosovës Kadare është shkrimtari i zemrës
?Për lexuesin e Kosovës, ju jeni shkrimtari i zemrës?
Çmimi ndërkombëtar ?Lletërsia shqipe? është themeluar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Çmimi u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.
Ismail Kadare, shkrimtar i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm , kandidat i çmimit Nobel në letërsi, lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Nga ?Gjenerali i ushtrisë së vdekur?, që e bëri të njohur në gjithë botën, në ?Daullet e shiut?, veprat e tij më të zhytura në natën e legjendës ballkanike janë , ?Kush e solli Doruntinën? apo ?Ura me tri harqe? apo ato me frymëzime të së tashmes si ?Tri këngë zie për Kosovën?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/ismail-kadare-nderohet-me-cmimin-nderkombetar-letersia-shqipe/