Ora News – Ulja e TVSH sjell më shumë turistë

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Një beteje e fituar është konsideruar nga aktorët në treg ulja e taksës së akomodimit nga 20 në 6% nga qeveria. Për ta mbështetje të tilla për biznesin përkthhen për turizmin me më shumë turistë, më shumë të punësuar, formalizim të tregut dhe çmime më të ulta akomodimi në hotele. Përfitues të taksës së ulur janë 3000 njësi akomoduese.
Do të ulen çmimet për akomodimin në hotele, do të formalizohet tregu, rritje të punësimit dhe më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Kështu e lexojnë aktorët në treg vendimin më të fundit të qeverisë për uljen e TVSH nga 20 në 6%.
Besnik Vathi Nënkryetar i Shoqatës së Tur Operatorëve: Në uljen e çmimeve të hoteleve në raport me tregjet rajonale. Besoj se do ketë kërkesa më shumë të turistëve të huaj për të ardhur në Shqipëri. Efekti do jetë së pari në formalizimin e industrisë së turizmit dhe hotelerisë.
Shqipëria do të jetë më konkurruese në rajon, duke u barazuar me vendet fqinje, ndërsa përfitues të uljes së taksës janë rreth 3000 njësi akomoduese.
Zak Topuzi Kryetar i Shoqatës së Hotelerisë: Ju siguroj se kjo masë do të sjellë në ndryshim rrënjësor në zhvillimin e vendit, do ta kthejë Shqipërinë në një treg konkurues rajonal, do të shërbejë për formalizimin e tregut të industrisë turistike, për rritjen e punësimit. Do të shërbejë për rritjen në sektorin e akomodimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ulja-e-tvsh-sjell-me-shume-turiste/