FIER-Një vajzë 17-vjeçe është gjetur e vdekur në tualetin e shkollës 'Murialdo'.
Viktima është Ana Rina, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë vdekjen e vajzës.
Kanë qenë nxënësit e tjerë, të cilët kanë gjetur trupin e saj pa jetë në tualetin e shkollës.
17-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit, por mjeket janë shprehur se kishte ndërruar jetë.
U mbyll në tualet, u gjet nga nxënësit
Nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e vajzës, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se ishte mbyllur për rreth një orë në tualetin e shkollës ku më pas u gjet e vdekur.
Vajza ishte pjesë e shkollës 'Murialdo' për formim profesional në degën e dizainjit
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa janë marrë në pyetje edhe nxënësit e tjerë.