Ora News – Tensionet dhe biznesi, Goldstein: Krizat politike ngadalësojnë reformat

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka zbatuar në mënyrë energjike reformat, por krizat politike ndikojnë për ngadalësimin e tyre dhe rritjen ekonomike. Ky shqetësim është shprehur nga Banka Botërore për Shqipërinë, ndërsa është bërë publik Raporti për Ballkanin Perëndimor. Rritja ekonomike gjatë 2016 është përshpejtuar në vend sipas BB, por ecuria e saj kushtësohet nga stabilizimi fiskal, efikasiteti i shpenzimeve publike, forcimi i sistemit financiar dhe klima e biznesit.
Kriza politike rrezik për ngadalësimin e reformave strukturore dhe rritjen ekonomike. Ky shqetësim është shprehur nga Drejtorja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein gjatë videokonferences që zhvilloi me gjashtë vendet e rajonit ku u prezantua raporti për secilin prej tyre.
Goldstein: Shqipëria ka zbatuar reformat në mënyrë energjike. Por krizat politike do të ngadalësonin reformat dhe rritjen ekonomike. Rritja dhe punësimi u rritën veçanërisht në vende që kanë shënuar progres të rëndësishëm në uljen e defiçitit fiskal, duke adresuar probleme të trashëguara të një shteti të madh dhe joefikas, si dhe duke përmirësuar mjedisin e biznesit për investime vendase dhe të huaja.
Ekonomistët e Bankës Botërore në Shqipëri kanë përsëritur se tensionet politike shihen si një rrezik i brendshëm i shtuar përpos atij të jashtëm që vjen nga faktorët ndërkombëtarë.
Nëse kriza përshkallëzohet atëherë projeksioni i rritjes do të ndryshojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shqiperia-progres-ne-ekonomi-bb-rritje-nder-me-te-lartat-ne-rajon/