Thirrjes së ndërkombëtarëve për vendosjen e dialogut i është shtuar edhe ambasadori austriak në Shqipëri Johann Sattler. Nga Shkodra ku vizitoi shkollën austriake ?Peter Mahringer?, ai u shpreh optimist për sinjalet që sipas tij vijnë nga dy kampet politike, por i kujtoi palëve se gara elektorale e 18 qershorit duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës.
Johann Sattler - Ambasador i Austrisë në Shqipëri: ?Në po hyjmë në një vit zgjedhor, viti elektoral jo vetëm në Shqipëri është paksa më i vështirë sa vitet e tjera. Gjëja më e rëndësishme është që partitë politike dhe njerëzit të ulen me njëri-tjetrin dhe të dialogojnë, sepse dialogu është esenca e demokracisë.
Ajo çfarë kemi parë ditët e fundit janë zhvillime shumë të mira, kam dëgjuar ftesa për dialog. Kam dëgjuar praninë e këtyre ftesave për dialog, mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur. Gjëja më e rëndësishme është të flasin dhe jo te mos kemi dialog. Dhe besoj që në fund do të kemi një proces elektoral gjithë-përfshirës. Që partitë të marrin pjese në procesin zgjedhor, kjo është gjëja më e rëndësishme, baza e demokracisë janë zgjedhjet.?
Kjo deklaratë e ambasadorit austriak vjen pas qëndrimit të ambasadores gjermane ne Tiranë, Susanne Schütz, e cila të mërkurën u shpreh se në zgjedhjet parlamentare duhet të marrin pjesë ato parti që dëshirojnë.
Tv Klan