Rama: Gati për t’i dhënë çdo garanci opozitës

2017-07-05 0

Për qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve kryeministri Rama thotë se do të flasë vetëm me drejtuesit e opozitës, duke shprehur kështu bindjen se palët do të ulen së bashku.

Në parlament ai përsëriti ofertën për t?u ulur në çdo kohë në një tryezë bisedimi, pa kushtëzuar as formatin e saj.

Opozitës thotë se është gati t?i garantojë gjithçka tjetër për një proces zgjedhor të drejtë. Garanci që do të vijë nga ndryshimet në kodin zgjedhor, që thotë se mund ta votojë edhe me aleatin në koalicion, nëse edhe ajo do të ishte e gatshme.

Sipas kryeministrit ata që mbështesin tezën e moszhvillimit të zgjedhjeve pa opozitën janë të sponsorizuar.

Të gjithë ata që mendojnë të pengojnë futjen e Partisë Socialiste në zgjedhje kryeministri i grupon si kundërshtarë të Vettingut, me të cilin është i bindur se është e lidhur kjo situatë.

Tv Klan