Grabitet me armë kompania e ndërtimit

2017-07-05 0

Zyrat e një kompanie private të prodhimit të materialeve të ndërtimit u sulmuan mëngjesin e kësaj të enjteje nga katër persona të armatosur dhe të maskuar.

Rreth orës 4 e 20 minuta të mëngjesit autoret goditen fizikisht një nga rojet e kompanie së Sigurisë dhe me pas e izoluan. Më pas ata hynë ne ambientet e administratës ku morën nga kasaforta një shumë prej 70 mije lekesh te reja.

Sipas dëshmisë së rojeve të sigurisë, dy nga autorët ishin të armatosur, ndërsa dy të tjerët kontrolluan zyrat. Ishin punonjësit e policisë private që lajmëruan sallën operative të policisë për grabitje.

Hetuesit sekuestruan pamjet e kamerave të sigurisë së objektit dhe të disa bizneseve të tjera të zonës.

Dyshimet e Policisë lidhen me një grup keqbërësish që veprojnë në trekëndëshin Fushë-Krujë ? Vorë - Tiranë.

Tv Klan