Report TV - Rama: 800 banorë të katundit politik e mediatik bëjnë zhurmë

2017-07-05 0

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë inaugurimit të shkollës ?Luigj Gurakuqi? në kryeqytet, se "zhurma politike në vend bëhet nga një katund me 800 banorë", duke iu referuar çadrës së protestuesve të opozitë.

Kreu i qeverisë komentoi situatën politike në vend, duke theksuar ata që protestojnë përpara zyrës së tij në Bulevard, janë pakicë.

Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria nuk mund të bëhet nga njëra palë, duke ftuar kështu indirekt opozitën që t'i bashkohet kontributit për zhvillimin e vendit.

?Më vjen shumë mirë që për shkak të reformave, për shkak të këmbënguljes dhe të përkushtimit, për shkak të faktit se përtej asaj që është politika dhe që zhvillohet në një katund politik e mediatik me 800 banorë se aq janë gjithsej, 800 banorë që bëjnë zhurmën, llafet e këtij vendi nëpër televizorë, nëpër kanale, portale, nëpër çadra, në kafenetë e bulevardit, Shqipëria tjetër është krejtësisht tjetër dhe Shqipëria tjetër nuk ka nevojë për këto", u shpreh Rama.

"Shqipëria s'bëhet nga njëra palë"
"Mirëqenia nuk vjen nga qielli, as nga njëra palë, nga puna e përbashkët e të gjitha palëve. T?u japim shqiptarëve shtetin që duan dhe të ndërtojmë me shqiptarët Shqipërinë që duam.

Free Traffic Exchange