Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, s'kurseu kritikat në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit edhe gjatë seancës së kësaj të enjte.
Ai tha se ka një lajm të mirë për shqiptarët, pasi Rilindja po bie, sepse kanabistët dhe krenaristët, dy shtyllat e saj e bënë vetë pjesën e funeralit.
Blushi deklaroi gjithashtu se LIBRA do marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato të zhvillohen, ndërsa paralajmëroi se nëse LSI i bojkoton ato, atëherë Edi Rama do marrë 100 deputetë.
"Nëse PD nuk hyn në zgjedhje Rama do perfundoje me të paktën 80 mandate, dhe s?ka nevojë për askënd për të qeverisur dhe është totalisht jashtë kontrollit. Nëse LSI nuk hyn në zgjedhje Rama përfundon me 100 mandate, dhe askush në këtë republikë s?mund ta kushtëzojë më, madje mund të ndryshojë Kushtetutën e Shqipërisë duke e kthyer në një Republikë si ajo e Erdoganit?, u shpreh Blushi.
Blushi sqaroi gjithashtu se LIBRA nuk ka asnjë lidhje me opozitën e PD, kur shtoi se është në opozitë edhe me Çadrën.