Kuvendi nisi punimet këtë të enjte me përfundimet e komisionit hetimor për CEZ, të raportuara nga deputeti socialist Taulant Balla.
Bojkoti i opozitës thotë Balla u parapri nga bojkoti i këtij komisioni.
?Bojkoti i opozitës u parapri nga bojkoti i këtij komisioni hetimor. Sapo filloi përpjekjen për marrjen e dëshmisë së shtetasit Shkëlzen Sali Berisha pas dështimit të seancës së parë, në seancën tjetër opozita filloi bojkotin e komisionit e vetëm pak ditë më pas dhe të Parlamentit. Kjo mund të jetë dhe rastësore, por unë dhe kolegët e mi sot kemi paksa një brerje ndërgjegje se ndoshta hetimet e këtij komisioni mund të kenë qënë shkak për të detyruar PD të lërë Parlamentin e të futet në çadër?, tha Balla.