Deputeti i Partisë Socialiste për Shkodrën, Namik Kopliku, komenton situatën politike në vend dhe koalicionin me LSI.
Ai deklaroi se mbështet daljen e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit pa LSI-në.
Kopliku akuzon dhe Metën se tradhtoi votuesit e 2013-ës, të cilët i besuan qeverisjen koalicionit të PS-LSI.
"Personalisht jam që të shkohet pa meri në zgjedhje por të ndara jo ne koalicion PS - LSI, e në funksion te rezultateve pse të mos behen serish bashke.
Është një zgjedhje që bën një parti. LSI nuk kishte detyrim ndaj PS. Mendoj se LSI e ka detyrimin ndaj votuesit të majtë të 2013. Nuk më duket se u tradhtua PS, por në një farë menyre pak tradhti i bëhet votuesit të 2013, që ka mandatuar qeverinë, por qendrimi i LSI ka qënë instrument i mire që të dilet nga kriza", u shpreh Kopliku.