Opinion - Kampionet e Shqiperise! (05 prill 2017)

2017-07-05 0

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Luiza Gega, Klodiana Shala, Sait Prizreni, Artan Shyti, Altin Kodra, Elektra Zykaj, Briken Calja

Kronikë më e zgjeruar: http://tvklan.al/opinion-kampionet-e-shqiperise/

Kampione e shumë garave, atletja Luiza Gega, sonte, në studion e emisionit ?Opinion? ka treguar se stervitet rreth 2400 m mbi nivelin e detit në Kenia, Afrikë. Gega tha se është viti i tretë që stervitet atje, ndërsa këtë vit ka qëndruar 2 muaj. Ajo theksoi se kjo zgjedhje është bërë për faktin se Europa është e ftohtë dhe përgatitja për garat kërkon një klimë të një lloji tjetër për të arritur një fizik optimal. ?Në stinën e verës, sigurisht vendi më i mirë për të siguruar një fizik të mirë është Europa dhe kryesisht dy vende; Franca dhe Zvicra. Unë realisht nuk ka arritur të shkoj dot, pasi kushtet financiare nuk e përballojnë dot një stërvitje në ato vende. Është e papërballueshme. Prandaj stërvitjen në stinën e verës kam preferuar t?a bëj në Shqipëri?, tha ajo.

Klodiana Shala është treguar tepër kritike me federatën e Atletikës Shqiptare dhe qeverinë, pasi shumë prej sportistëve të cilët na kanë bërë të ndjehemi krenarë, kanë dalë edhe kampion nuk kanë as kushtet minimale ku të stërviten, që tek uniformat e deri tek doktorët, e masazhiertët nuk ju ofrohet sportisteve. Sipas Klodiana Shalës, sportistet nuk kanë as uniforma për t?u përfaqësuar në kompeticione ndërkombëtare. ?Po të shohësh Luiza Gegën aty, që është shembull tani për tu marr dhe do ngeli për vite, Luiza Gega nuk ka uniformë kombëtare. Janë të sajuara. Ne nuk kemi uniformë kombëtare për të marr pjesë e të përfaqësojmë Shqipërinë. Shkojmë me tonat?, është shprehur Klodiana Shala.

Sait Prizreni, sonte, ka treguar se sportistët që i përkasin sporteve individuale e kanë të pamundur të përballojnë jetesën me të ardhurat që i jep shteti shqiptar, pavarësisht se një pjesë e tyre janë kampionë. Prizreni tregoi se në vitin 2002 në Kampionatin Europian për të rinj u rendit i treti dhe fitoi medaljen e parë të bronzit në Shqipëri dhe ai është shpërblyer vetëm 540 mijë lek të vjetra nga shteti. Ai tha se në atë garë ka rënë 10 kg nga pesha vetëm për të arritur këtë rezultat. Më herët, Prizreni, theksoi se nëse një sportist garon në kampionate të huaja për shtete të tjera e ka të sigurtë jetesën për tërë jetën, vetëm me pagesën dhe shpërblimet që ka marrë përgjatë karrierës së tij si sportist.

Klodiana Shala, sonte, në emisionin ?Opinion? ka deklaruar se sportistët e sporteve individuale në Shqipëri, janë emigrantë që punojnë në të zezë. Klodiana tha se sportistët nuk kanë asnjë ditë sigurime. Ajo theksoi se ka 20 vite karrierë sportive, por asnjë ditë sigurime. ?Ne jemi në të zezë dhe s?kemi asnjë ditë sigurime. Të gjithë ne këtu. Mund t?i pyesësh. Jemi emigrant në të zezë në shtetin tonë?, tregoi Klodiana Shala.



Speciale Sulejman Demollari

Është një nga futbollistët mit në Shqipëri por edhe përtej saj. Sulejman ...