Ora News – Ulet në Rinas avioni i parë me bileta low cost i Wizz Air

2017-07-05 23

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është ulur në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit avioni i parë i kompanisë ?Wizz Air?, i cili do të operojë në Shqipëri me bileta ?low cost?.
Ky avion do të kryejë linjën Tiranë ? Budapest dhe ansjelltas, dy herë në javë, të mërkurën dhe të dielën. Udhëtarë, që përdorin transportin ajror do të paguajnë vetëm 29.99 euro për të fluturuar. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, ministri i hungarez i Transporteve, Robert Homolya tha se kjo iniciativë i shërben nxitjes së turizmit mes dy vendeve.
Robert Homolya: Mendoj se është një moment i mirë për dy vendet tona. Sot ne lançojmë një linjë direkte nga Budapesti në Tiranë. Vendet tona duhet të vijojnë bashkëpubimin në sektorë të ekonomisë dhe kjo linjë është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.
Ministri shqiptar i Transporteve, Sokol Dervishaj, premtoi shtim të orareve të kësaj linje, dhe destinacione të reje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ulet-ne-rinas-avioni-i-pare-i-low-cost-i-kompoanise-wizzair/