Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studiuesi dhe albanologu i njohur shqiptar Matteo Mandala është nderuar me titullin Honoris Causa nga Universitet i Tiranës. Në ceremoninë e dorëzimit të profesor Mandala tha se ky çmim është një përgjegjësi e madhe.
Univeristeti i Tiranës i ka dhënë titullin Honoris Causa studiuesit dhe albanologut shqiptar prof. dok Matteo Mandala me motivacionin e konrtibutit në studimin dhe kërkimin e trashëgimis kulturore arbëreshe. Vetë Mandala u shpreh tejet i emocionuar ndërsa tha se trashëgimia arbëreshe përmban vlera të paçmueshme.
Mandala: Arbëreshët e Italisë përbëjnë në realitet kulturor të çmuar në panoramën e pakicave gjuhësore europiane. Ishte shekulli i XV dhe bota e therrshme ziente nga turbullirat dhe kundërshti të shumta. Zhvillimi më i rëndësishëm i atij momenti historik ishte zbulimi i Amerikës, i kësaj bote të re që Europa do të mbronte pas imazhit të vet duke mbjellë atje farën e revolucioneve të ardhme që do të përtërinin kulturën e moçme europiane.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/honoris-causa-ut-i-jep-titullin-albanologut-matteo-mandala/