?Pas kulaçit, kërbaçin?. Apelet e Shteteve të Bashkuara dhe bllokut europian vazhdojnë të injorohen nga udhëheqësit maqedonas. Por nëse politikanët e atjeshëm do të bllokojnë në vazhdimësi krijimin e qeverisë së re, rrezikojnë të përballen me një kthesë radikale të qëndrimit të Uashingtonit dhe Brukselit.