TIRANE-Në kuadër të Javës Botërore të Parasë, gjimnazistë të shkollës së mesme ?Besnik Sykja? në Tiranë, zhvilluan një vizitë pranë degës kryesore të Alpha Bank Albania.
Në ambientet e Alpha Bank Albania nxënësit patën mundësinë të ndjekin nga afër veprimtarinë e përditshme bankare të realizuara në një degë banke. Nëpërmjet pyetjeve dhe bashkëbisedimit me punonjësit e degës, nxënësit u njohën konkretisht me shërbimin ndaj klientit, përgjegjshmërinë në ofrimin e shërbimeve bankare si dhe funksionet dhe veprimtarinë operacionale dhe organizative brenda një dege.