Ora News – Fier, Meta kërkon “frymë të re”: Rinia të mos flejë!

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ilir Meta kërkon frymë të re në Parlament dhe Qeverinë e ardhshme. Në takimin me të rinj nga Fieri që studiojnë në Tiranë, kreu i LSI kërkoi ndryshim të jetës politike të vendit.
Meta: Unë besoj shumë te të rinjtë, për LSI-në dhe për mua të rinjtë janë të parët dhe jam i bindur se së bashku vërtetë do të arrijmë që ne së bashku t?i japim vendit tonë një gjeneratë akoma më të suksesshme të re në politike siç jeni ju. Kjo është e vetmja rrugë për ta ndryshuar jetën politike të vendit. Jam i bindur dhe jam i sigurt se ne do ta arrijmë këtë gjë: që të sjellim një frymë vërtetë të re në jetën politike të vendit, që në Parlamentin e ardhshëm, në qeverisjen e ardhshme dhe kudo.
Duke apeluar për përfshirje më të madhe në politikë Ilir Meta kërkoi që të rinjtë të ndryshojnë të ardhmen e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-kerkon-fryme-te-re-rinia-te-mos-fleje/

Free Traffic Exchange