Studiuesi i njohur e arbëresh Matteo Mandalá është nderuar mesditën e kësaj të mërkure me titullin ?Doctor Honoris Causa? nga Universiteti i Tiranës. Ceremonia u zhvillua në Sallën e Senatit Akademik të Rektoratit të këtij institucioni. Nderimi për italo-arbëreshin Mandala nisi me këndimin e himit shqiptar e italian. Profesor Ymer Çiraku mbajti kumtesën ku foli për veprimtarinë e jashtëzakonshme të profesor Matteo Mandalasë në kërkimin dhe ruajtjen e trashëgimisë arbëreshe.