Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teksa opozita ka kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve nëse nuk përmbushet kushti për qeveri teknike, Ambasadorja gjermane thotë se në proçesin zgjedhor të 18 qershorit mund të marrin pjesë ato parti që dëshirojnë.
Susanne Schutz: Ne jemi të këndvështrimit dhe të pikëpamjes që zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë një proçes i lirë dhe i ndershëm dhe që të zhvillohen në përputhje me gjithçka përcakton Kushtetuta në momentin kohor të duhur dhe në këtë proçes zgjedhor do të duhet të merrnin pjesë pikërisht ato parti të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e këtij proçesi.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe Ministri Damian Gjiknuri.
Gjiknuri: Më pëlqeu fjala që tha Ambasadorja gjermane, çdo parti është e lirë të zgjedhë nëse do të hyjë apo nuk do të hyjë në zgjedhje. Ligji shqiptar nuk të detyron të hysh në zgjedhje. Së dyti zgjedhjet nuk janë pronë e partive politike, por e popullit. Ka shumë aktorë politikë që mund të zgjedhin të hyjnë apo mos të hyjnë, apo të hyjnë dhe të bëjnë koalicion me këdo.
Ambasadorja Schutz nuk kurseu thirrjen ndaj opozitës për tu rikthyer në Kuvend dhe për të dhënë kontributin e saj për reformën në drejtësi.
Susanne Schutz: Gjithashtu jemi të opinionit që opozita të rikthehet në parlament në mënyrë të tillë që të japë kontributin në realizimin e asaj reforme mjaft e rëndësishme të sistemit të drejtësisë, ku Gjermania ka dhënë një kontribut të qenësishëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/schutz-opozita-te-kthehet-ne-kuvend-per-reformat-dhe-zgjedhjet/