Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për lejimin e turistëve për vizita turistike në ishullin e Sazanit.
Marrëveshja që ka për qëllim zhvillimin e turizmit dhe promovimin e tij, u firmos nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi.
Në fjalën e saj ministrja Ekonomi falënderoi ministren Kodheli për gatishmërinë e treguar për të kontribuar në rritjen e turizmit në vendin tonë, duke vënë në dispozicion të tij, pronat që administrohen nga Ministria e Mbrojtjes.
Ekonomi: ?Falenderoj zonjën Kodheli pasi mundësuam një gjë shumë të mirë për turizmin gjithëvjetor shqiptar. Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik veror dhe tour operatorët shqiptarë, agjencitë turistike kërkojnë të kenë më shumë produkte turistike për turistët dhe një kërkesë e vazhdueshme që kam bërë është aksesi që mund të kenë në ishullin e Sazanit. Fakti që ne lejojmë turistët të kalojnë në ishullin e Sazanit disa çaste turistike kur konsumojnë turizëm në vendin tonë, padyshim që është një lehtësim i madh për turizmin vendas. Një nga kushtet që turistët kanë pasur vazhdimisht në vëmendjen e tyre, ka qenë siguria, kështu unë ju falenderoj shumë për këtë vëmendje të veçantë që bëtë për vënien në përdorim të ishullit të Sazanit dhe për të nxitur më tej përdorimin atraksionin turistik Sazan?.
Ndërsa Kodheli e konsideroi turizmin si një degë shumë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare dhe për këtë shprehu gatishmërinë për të vënë në dispozicion të turistëve, asetet e Ministrisë së Mbrojtjes që ndodhen në vendet turistike, duke e vënë theksin te siguria.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ishulli-i-sazanit-hapet-per-turistet-gjate-sezonit-veror/