Ora News – Ciko: Bizneset e Kosovës kundër nismës së Ramës për bashkëpunim doganor

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Afërsia gjeografike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe përdorimi i gjuhës së përbashkët nuk reflektohet edhe në ekonomi.
Eksperti i çështjeve tregtare, Ilir Ciko deklaron në rubrikën ?Para e pasuri? të gazetares Aurora Sulçe se ka një shqetësim të rritur kohët e fundit nga biznesi për nivelin e ulët të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes dy vendeve.
Ciko shpjegon se bizneset kosovare janë kundër projektit të qeverisë shqiptare për bashkëpunimin doganor mes dy vendeve.
?Bashkëpunimi doganor është një projekt që përfshin edhe vendet e tjera të rajonit, të cilat duke qënë se janë vende më të mëdha mund të kenë fitime më të larta nga ky projekt. Nivelin e ulët të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve unë e shohë si një kundër reagim të bizneseve kosovare? , deklaron Ciko.
Ai shpjegon se mes dy vendeve ka barriera të shumta, që përkeqsojnë klimën e të bërit biznes ,ku kryesoret janë pagesat në dogana dhe mungesa e harmonizimit të legjislacionit.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, eksportet tona drejt kosovës arritën në vitin 2016 vlerën e 16.6 miliardë lekëve, duke shënuar një rënie prej 4.3 miliardë lekësh kundrejt vitit të mëparshëm.
Ndërsa importet vlerësohen në 5.8 miliardë lekë, me rritje vjetore modeste prej vetëm 400 milionë lekësh. Duket se ecuria e shkëmbimeve tregtare ka vijuar e dobët edhe gjatë këtij viti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ciko-bizneset-e-kosoves-kunder-nismes-se-rames-per-bashkepunim-doganor/

Free Traffic Exchange