Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me afatet elektorale që po shkojnë drejt skadimit, koalicioni qeverisës është në kërkim të një zgjidhje për të nxjerrë opozitën nga çadra dhe për të normalizuar situatën politike.
Në orët e para të mëngjesit, kryeministri Edi Rama ka takuar kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.
Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 90 minuta dhe në fokus ka qenë ngërçi politik. Fill pas takimit, në zyrën e kryetarit të Kuvendit ka zbarkuar ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, i cili gjithashtu ishte pjesëmarrës në darkën tek zona e Pazarit të Ri ku dy krerët e koalicionit arritën në parim marrëveshjen për një bashkëpunim tjetër 4 vjeçar.
Ndërkohë përballë Kryesisë së Kuvendit, në kryeministri, Rama mblodhi bashkëpunëtorët e tij më të afërt ku ndër ta ishte Erion Veliaj, Saimir Tahiri dhe Gramoz Ruçi. Fokusi i bisedimeve mendohet të jetë sjellja e palëve ndaj zgjedhjeve të ardhshme më 18 qershor.
Më vonë, Kryeministrisë iu drejtua edhe Petrit Vasili teksa mendohet se palët kanë negociuar për të gjetur një zgjidhje. Për çështjen e zgjedhjeve, kryeministri ka takuar edhe kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-therret-veliajn-rucin-dhe-tahirin-ne-kryeministri/