LSDM: Të ikë Veljanovski - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetëve të LSDM-së u ka sosur durimi me kryesuesin e seancës së parlamentit në Maqedoni dhe kërkojnë largimin e tij.Prej tetë ditëve po bllokohet zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit, për shkak të strategjisë së VMRO-DPMNE me fjalime të zgjatura, replika dhe kundërreplika.Deputeti socialdemokrat Aleksandër Kiracovski tha se Veljanovski duhet të zbatojë rregulloren, ose të largohet. Por ai ka kërkuar të tregohen të duruar.?Unë punoj në bazë të rregullores për punë të Kuvendit. Nuk kam të drejtë t?i mohoj askujt të drejtën e replikës dhe kundër-replikës. Ndërkohë sa i përket kolltukut të kryeparlamenatrit, do të prisni derisa të përfundoj seanca konstituive?Kiracovski paralajmëroi se LSDM do të tërhiqet nga të gjitha replikat. Ndërsa deputeti shqiptar Zeqirja Ibrahimi kërkoi nga deputetët e VMRO-së që të mos frikësojnë qytetarët me fjalimet e tyre për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.Më pas, pjesa më e madhe e deputetëve të LSDM-së kanë braktisur seancën për shkak të atij që e quajnë pushtim të Kuvendit nga kolegët e VMRO-DPMNE-së. Kuvendi ka dështuar deri tani të zgjedhe kreun e parlamentit, që do të hapte edhe rrugën për qeverinë, ndërsa presidenti Ivanov nuk ka pranuar t?i japë mandatin Zoran Zaev. Kreu i shtetit nuk është tërhequr pavarësisht thirrjeve të shtuara të ndërkombëtarëve, ndërsa ndodhet në Stamboll në një samit Euro-Aziatik.