http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa protesta e opozitës numëron ditën e 47, kreu i PD Lulzim Basha ka bere te qarte se partia demokratike nuk do te pranoje dialog per pazare politike. Pas ftesës per dialog te kryeministrit Edi Rama, Basha ka theksuar se dialogu politik duhet te garantoje zgjedhje te lira e te ndershme.?Ndaj, nëse do të ketë dialog politik politik që e kemi kërkuar që prej ditës së parë, ky dialog politik nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa disa politikanëve të maxhorancës që të vazhdojë komploti ekonomik, që të vazhdojë komploti politik, që të vazhdojë republika e vjetër, që të vazhdojë mashtrimi, dështimi, vjedhja, papunësia, por do të jetë dialogu politik që përmes standardit europian për zgjedhje të lira dhe të ndershme.?Fjalimi i Bashes kete te mërkurë u dominua nga shprehja komplot, te cilën e përdori per te ilustruar nevojën e ngritjes se një republike te re.?Republika e Vjetër është komploti më i madh kundër qytetarëve shqiptarë në 100 vitet e fundit. Republika e Vjetër është një komplot kundër çdo qytetari i ri apo i moshuar, me shkollë të lartë apo me arsim të mesëm, i punësuar, i papunë apo biznesmen i ndershëm.Republika e Vjetër, mos harroni është një komplot kundër gjithsecilit prej jush, kundër ju të gjithëve bashkë, kundër popullit shqiptar!?Ajo qe ra ne sy ne fjalimin e liderit te opozitës Lulzim Basha ishte se per here te pare qe prej nisjes se protestës ai nuk e përdori ne asnje moment togfjalëshin, qeveri teknike.