Një krim i rëndë brenda familjes tronditi Durrësin mesditën e kësaj të marte. Irsid Çurri ka vrarë fillimisht gjyshen e tij Hurma Çurri dhe me pas ka qëlluar vetën me një plumb në gojë.
Policia është njoftuar për të shtëna me armë në banesën e familjes Çurri nga banorët e lagjes. Në kohën kur blutë kanë thyer derën kanë parë të shtrirë në tokë 80 ? vjeçaren ndërsa disa metra me tutje ishte i pajetë 23 ? vjeçari.
Sipas burimeve nga policia e Durrësit autori i krimit jetonte vetëm me gjyshen e tij. Dyshohet se i riu po kalonte një periudhë depresioni, pasi nëna e tij jetonte në Itali, ndërsa babai Luan Çurri është vrarë në një atentat në vitin 2010 në qytetin e Durrësit.
23 ? vjeçari Irsid Çurri kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu. Në kohën kur ai ishte 14 ? vjeç në zonën e plazhit në Durrës kishte vrarë një bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në një lokal të muzikës tallava, pas një konflikti mes adoleshenteve. Për këtë ngjarje ai u dënua dhe u lirua një vit më parë.
Tv Klan