Blushi: Mbështes çdo mocion mosbesimi ndaj qeverisë

2017-07-04 0

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi në një takim me strukturat e partisë së tij bëri një tjetër propozim.

Sipas Blushit, ata që kanë votat në parlament, përfshirë dhe Lëvizjen Socialiste për Intergrim, nëse duan mund të bëjnë një mocion për të rrëzuar qeverinë dhe ai do ta mbështeste.

?Partitë e vjetra kanë bllokuar sistemin e drejtësisë. Të bëjmë mocion mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë. 2 votat e LIBRA-s janë gati në çdo kohë për ta rrëzuar qeverinë. Nuk jemi dakord të rrëzohet kjo qeveri e të vijë Berisha. Nga partitë e vjetra nuk mund të vijë asnjë zgjidhje?, tha Blushi.

Tv Klan