Ora News – Blushi: Mocion mosbesimi në Parlament për të rrëzuar Ramën

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi ka bërë një propozim për mocion mosbesimi në Parlament për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
Blushi i bëri thirrje, kreut të LSI Ilir Meta që të bëhet pjesë e këtij mocioni.
Blushi: Sa na takon ne kemi më shumë se një vit që kërkojmë me çdo kusht rrëzimin e kësaj qeverie. I them të gjithë atyre që kanë vota në Parlament përfshi edhe LSI që është gjysma e qeverisë që nëse do dil në parlament, të bëhet një mocion ta rrëzojmë këtë qeveri siç e meriton dhe ne do jemi aty pa kushte për të rreëzuar qeverinë e Edi Ramës, i cili i ka ardhur koha tashmë. Ne jemi gati ta rrëzojmë këtë qeveri cdo ditë, siç jemi gati sigurisht për të nxitur cdo mundësi bashkëpunimi dhe dialogu për të gjetur një zgjidhje për krizën apo për të dialoguar, por sigurisht nuk do jemi gati për të zëvendësuar qeverinë e Edi Ramës me një qeveri të Sali Berishës. Këta të dy për fat të keq janë problemi i dy dekadave të fundit dhe nuk do lejojmë të jenë edhe problemi i dy dekadave të ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-metes-mocion-ne-parlament-per-rrezimin-e-qeverise/

Free Traffic Exchange