Sikur të mos mjaftojë kriza me çadrën jashtë dhe me besimin brenda saj, mazhoranca në pushtet do të përballet me një kokëçarje të re përpara datës 14 prill, kohë kur, sipas konstitucionalistëve, duhet të hapet zyrtarisht procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri. Burime nga Kuvendi thanë për Top Channel se kryetari Ilir Meta nuk ka vendosur ende një datë kur do të thërrasë krerët e grupeve parlamentare për të përcaktuar kalendarin e posaçëm të 5 raundeve presidenciale.