Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të Javës botërore të parasë, nxënës të shkolës ?Besnik Sykja?, kanë ndjekur nga afër veprimtarinë e përditshme bankare në degët kryesore të Alpha Bank Albania. Të rinjtë zhvilluan edhe një bashkëbisedim me punonjësit e bankës, ku njohën me shërbimin ndaj klientit, por edhe përgjegjësinë e ofrimit të shërbimeve bankare.
Në kuadër të Javës botërore të parasë, një event ndërkombëtar, i cili synon përfshirjen aktive të të rinjve në fushën e administrimit financiar, duke u mësuar atyre koncepte kyç, si për shembull drejtimi financiar, kursimi, sistemi ekonomik ku jetojnë, punësimi, sipërmarrja etj., më 29 mars 2017, gjimnazistë të shkollës së mesme ?Besnik Sykja? në Tiranë, zhvilluan një vizitë pranë degës kryesore të Alpha Bank Albania.
Në ambientet e Alpha Bank Albania nxënësit patën mundësinë të ndjekin nga afër veprimtarinë e përditshme bankare të realizuara në një degë banke. Nëpërmjet pyetjeve dhe bashkëbisedimit me punonjësit e degës, nxënësit u njohën konkretisht me shërbimin ndaj klientit, përgjegjshmërinë në ofrimin e shërbimeve bankare si dhe funksionet dhe veprimtarinë operacionale dhe organizative brenda një dege.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/edukimi-financiar-te-rinjte-vizite-ne-degen-kryesore-te-alpha-bank-albania/