DURRËS-Nipi vret gjyshen dhe më pas veten.
Ky krim i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:15 minuta në Durrës, në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur në një banesë pranë Muzeut të Dëshmorëve, ku Ersid Curri 25 vjeç ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gjyshen e tij, Hurma Curri, dhe më pas ka drejtuar armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.