25-vjeçari vret gjyshen dhe më pas veten

2017-07-04 8

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur Durrësin mesditën e kësaj të marte. Ersid Curri ka vrarë fillimisht gjyshen e tij Hurma Curri dhe me pas ka qëlluar vetën me një plumb në gojë.
Policia është njoftuar për të shtëna me armë në banesën e familjes Curri nga banorët e lagjes. Në kohën kur blutë kanë thyer derën kanë para 80-vjeçaren të qëlluar disa herë me plumba kallashnikovi dhe disa metra me tutje është gjetur 25-vjeçari i vetëvrarë.
Sipas burimeve nga policia e Durrësit autori i krimit jetonte vetëm me gjyshen e tij. Dyshohet se i riu po kalonte një periudhe depresioni, pasi nëna e tij jetonte ne Itali, ndërsa babai Luan Curri është vrarë në një atentat në vitin 2010 në qytetin e Durrësit. Ai u qëllua në një lokal dhe bashke me te u vranë edhe dy persona të tjerë, nipi i tij Ani Curri dhe Edmond Shemsi.
25-vjecari Ersid Curri kishte vetëm pak kohe që ishte liruar nga burgu. Në kohën kur ai ishte 14-vjeç në zonën e plazhin në Durrës kishte vrarë një bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në një lokal të muzikës tallava pas një konflikti mes adoleshenteve. Për këtë ngjarje ai u dënua dhe u lirua një vit më parë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange