http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një krim i dyfishtë në familje ka tronditur qytetin e Durrësit, këtë të martë. Nipi fillimisht ka vrarë gjyshen e më pas edhe veten.Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë Muzeut të Dëshmorëve te qytetit bregdetar. Ersid Curri 25 vjeç qëlloi për vdekje me armë zjarri gjyshen e tij, Hurma Curri, 80 vjeçe.Nga hetimet paraprake rezulton se i riu ka qenë përdorues i lendeve narkotike. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë nën efektin e drogës kur ka kryer kriminTë afërmit pohojnë se Ersid Curri kohët e fundit ka pasur probleme me shëndetin mendor. Krimi i dyfishtë u zbulua nga fqinjët, të cilët u përballën me skenën e rëndë kur shkuan në banesën e së moshuarës, e cila nuk po u përgjigjej në telefon.Policia ndërkohë sekuestroi armën e krimit, një kallashnikov model 56 ndërsa ka marrë në pyetje të afërmit.Ersid Curri nuk është emër i panjohur për policinë. Në moshën 17-vjeçare ai ka vrarë një bashkëmoshatar në një disko, por ka dalë nga burgu duke përfituar nga mosha e mitur. Më pas, atij i vrarë babain dhe prej asaj kohe jetonte vetëm me gjyshen.