“Qeveria teknike, kërkesë absurde” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per kryetarin e Bashkisë se Tiranës, nuk ka asnjë dyshim se shqiptaret do te votojnë ne 18 qershor. Erion Veliaj e konsideron te pakuptimte kërkesën e opozitës për qeveri teknike. Duke bere nje krahasim mes Tiranës se sotme dhe asaj kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha, Veliaj tha se qytetaret do te dine te zgjedhin mes punës dhe çadrës. ?Për të gjithë ata që sot kërkojnë qeveri teknike apo pushtet në tavolinë duhet të kujtojnë që deri dje e kishin Tiranën, mund t?i kishin bërë të gjithë këto shkolla, të gjitha këto punë. Ndaj, është shumë e rëndësishme të mos humbasim më kohë, mos merremi më me llogje dhe me fjalë, të fokusohemi te puna. Kush sot angazhohet në jetë publike e ka pas edhe shansin të tregojë çfarë pune di të bëjë. Ndaj unë besoj se njerëzit gjithmonë e më shumë, edhe në datën 18 qershor, por edhe në bisedat e përgjithshme, po vlerësojnë më shumë punën, një qeveri dhe një bashki që është e fokusuar te puna, sesa llogjet, çadrat edhe fjalët që s?kanë fund e as bereqet?. Këtë deklarate, Erion Veliaj e beri gjate inspektimit te punimeve te godinës se re te shkollës ?Hoxha Tahsim?. Sipas tij, kjo shkolle do te jete gati ne shtator dhe do te prese 1 mije nxënës.

Free Traffic Exchange