Report TV - Krim i dyfishtë në Durrës, nipi vret gjyshen dhe veten

2017-07-04 0

DURRËS-Nipi vret gjyshen dhe më pas veten.

Ky krim i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:15 minuta në Durrës, në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur në një banesë pranë Muzeut të Dëshmorëve, ku Ersid Curri 25 vjeç ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gjyshen e tij, Hurma Curri, dhe më pas ka drejtuar armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar forcat e policisë mbi krismat e armës që dëgjuan nga banesa e fiqnjës.

Ata i kanë rënë ziles së derës, kanë trokitur e thirrur më zë fqinjën, por askush nuk i është përgjigjur, ndërsa dera rezultonte e mbyllur nga brenda me çelës.

Nuk dihen ende motivet dhe rrathanat sesi ka ndodhur krimi i dyfishte.