Raporti i FH: Në Europë po rritet populizmi - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-07-04 0

Studimi i Freedom House tregon se referendumi i muajit prill të vitit 2016 në Holandë kundër Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Ukrainës me Bashkimin Europian, vota britanike për largim nga BE-ja dhe zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, ngritën dyshime të reja rreth situatës së brishtë në periudhën e pas Luftës së Ftohtë.