Ora News - Meta: Vendi ka nevojë për qeveri besimi. LSI vë në dispozicion mandatet

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ilir Meta ka një ofertë për zgjidhjen e krizës politike duke ofruar të gjitha mandatet e ministrave, edhe atë të kryetarit të Kuvendit, nëse kjo do të përbënte një garanci për opozitën. Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së LSI, Meta propozoi atë që e quan ofertë për një qeveri të besimit të gjerë.
Në këto kushte, Meta kërkon nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të ulen në dialog urgjent dhe t?i japin fund krizës.
Duke folur për koalicionin, Meta tha se është i gatshëm për një marrëveshje të dytë me Edi Ramën, por pasi ky i fundit të jepte garanci për zgjedhjet, pasi LSI nuk mund të jetë pjesë e një farse elektorale.
Pas mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes socialiste për Integrim, Meta tha se kohët e fundit është vënë re një humbje e besimit të qytetarëve të politika, dhe kjo vjen si pasojë e konfliktualitetit dhe retorikës së politikanëve. Vendimi i LSI vjen pas darkës së mbajtur në një restorant pranë Pazarit të Ri, ku u arrit një marrëveshje për ripërtëritjen e koalicionit edhe për 4 vite të tjera.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ne-oren-2100-ilir-meta-mbledh-kryesine-e-lsi/

Free Traffic Exchange