Mes lotëve e dhimbjes, i është dhënë lamtumira e fundit kantautorit të njohur shqiptar Françesk Radi.
Familjarë, miq, kolegë por edhe fansa të tij të shumtë kanë mbushur hollin e Radio Televizionit Shqiptar për të nderuar kujtimin e tij dhe në shenjë mirënjohje për atë që ai la pas.
Homazhet nisën në orën 10:00 e do të vijojnë deri në 12:00 në ambientet e RTSH, aty ku Françesk Radi punoi për disa vite me radhë.
Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza", pasi qëndroi në gjendje kome prej një jave. Kantautori shqiptar pësoi një hemorragji cerebrale, e cila i mori dhe jetën.