Ora News – Meta: Vendi ka nevojë për qeveri besimi. LSI vë në dispozicion mandatet

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i LSI, Ilir Meta tha se vendi ka nevojë për një qeveri të besimit për të garantuar zgjedhjet e ardhshme. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së kryesisë së LSI, Meta tha forca e tij politike është gati të vërë në dispozicion të gjatha mandatet.

Ilir Meta tha se është i hapur për të vazhduar koalicionin me PS, por nëse kryeministri Rama nuk jep garanci për opozitën, atëhere LSI nuk mund të jetë pjesë e këtij koalicion.

Pa opozitën tha Meta nuk mund të ketë zgjedhje.

Meta: Situata në politikë është tejet e tensionuar. Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore janë të bllokuar, ndërkohë konstatojmë një rënie të besimit të qytetarëve tek politika dhe institucionet. Retorika politike, agresive po dominon zhvillimet dhe sjelljen politike. Në këto kushte është imperative dialogu urjgent dhe zgjidhja politike. Çdo vonëse e çon vendin në drejtime të panjohura, të pakontrolluara dhe me pasoja. Vlerësojmë së Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe konfiktuale. Vlerësojmë iniciativën e Idrizit si një përpjekje konkrete për dialog dhe për zgjidhjen e krizës. LSI vlerëson se vendi ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri te besimit për zgjedhje të gjithëpranuara e cila do të garantojë mospërshirjen e administratës së shtetit në zgjedhje, vecanërisht e policisë së shtetit, garantimin e një lufte të ashpër ndaj fenomenit të drogës dhe çdo përpjekje për financime kriminale dhe të paligjshme të zgjedhjeve si dhe garantimin transparent të procesit të dekrimiamlizmit.

Meta: LSI vë në dispozicion të zgjidhjes së krizës mandatet politike

Meta: Realizimi i reformës zgjedhore është një kusht dhe një detyrim i papërmbushur si një garabnci për realizimin e zgjedhjeve me standard dhe me kushte të barabarta për të gjitha partitë. LSI vendos të vërë në dispozicion të zgjidhjes së krizës politike në vend të gjitha mandatet e saj politike, që nga mandati i kryetarit të kuvendit, mandatet e ministrave si dhe të gjitha postet politike të përfaqësimit të saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-oren-2100-ilir-meta-mbledh-kryesine-e-lsi/