Ora News - Bushati: Koalicioni me LSI do vazhdojë, shumë shpejt marrëveshja

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Ervin Bushati shprehu besimin se koalicioni me LSI do të vazhdojë dhe shumë shpejt do të arrihet marrëveshje. Në ?Intervistën e Mbrëmjes? në Ora News, Bushati tha se pa LSI reformat nuk do ishin të mundura.
Bushati: Unë di të them që PS e ka bërë të qartë qëndrimin e saj edhe dje në Asamblenë elektorale. Ne jemi të vendosur me të njëjtën vendosmëri, shpresë, vullnet për të cuar përpara luftën për të pasur sa më shumë punësim, sic kemi cuar përpara luftën për reformën në drejtësi, për të pasur sa më shumë infrastrukturë sic kemi cuar përpara luftën për reformën në energjinë elektrike dhe jemi të vendosur dhe e dimë shumë mirë se reforma të tilla nuk mund të arriheshin pa një aleancë kaq të gjerë.
Unë mendoj që ky koalicion do të vazhdojë sepse ne kemi akoma shumë punë për të bërë, kemi shumë punë përpara. E kemi treguar që kemi një vullnet të palëkundur, sepse mund të kishim qëndruar një mazhorancë e vogël, vetëm të qeverisnim apo të bënim administrimin e punëve, por kemi marrë kosto duke bërë reforma.
Është dicka e mirë për qytetarët shqiptarë, marrëveshja do të arrihet shumë shpejt. Rrugëtimi ynë ka qenë i suksesshme dhe janë bërë reforma sa nuk janë bërë në 25 vjet.
Deputeti socialist tha se debatet brenda koalicioni vijnë pasi PD nuk ka një drjetim të qartë politik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-koalicioni-me-lsi-do-vazhdoje-shume-shpejt-marreveshja/

Free Traffic Exchange