Report TV - Rinovimi i koalicionit me PS, LSI mbledh Kryesinë

2017-07-04 0

Lëvizja Socialistë për Integrim ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të hëne Kryesinë, organin më të lartë vendimmarrës për çështjet politike, për të diskutuar mbi ftesën e kryeministrit Edi Rama, për të vijuar ose jo marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor.

Gjatë kësaj mbledhje do të diskutohen pikërisht pikat e dakordësisë që u arritën një natë më parë në darkën Rama-Meta tek Pazari i Ri.

Gjatë mbledhjes së kryesisë pritet të ketë edhe debate të nxehta, nisur dhe nga deklarata të fundit të disa eksponentëve të partisë që kanë qenë radikalë me qëndrimet karshi PS-së.

Debatet pritet të përqëndrohen në ftesën e PS për koalicion, pas përfundimit të marrëveshjes më 1 Prill.

Free Traffic Exchange