Report TV - ‘Kavaja’, Luan Rama: Regjistruam anëtarin që të mos bllokojmë KQZ

2017-07-04 0

TIRANE-Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama u pyet sot sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet e Kavajës.

Luan Rama tha se anëtari i KZAZ është regjistruar për të mos bllokuar funksionin e Komisionit të Administrimit të Zgjedhjeve, por kjo nuk tregon pjesëmarrjen e LSI.

?Nuk do të jemi pjesë e zgjedhjeve në Kavajë. Anëtari i KZAZ që është pjesë e administratës zgjedhore, ka shkuar në këtë KZAZ për të mos bllokuar funksionimin. Ne nuk jemi pjesë e procesit as për ta mbështetur dhe as për ta votuar kandidatin e PS. Unë nuk merrem me llogje Kavaje?, tha Luan Rama.

I pyetur për lajmin se PS dhe LSI kanë arritur një marrëveshje mbrëmjen e djeshme për vijimin e koalicionit, Luan Rama tha se nuk kishte dijeni dhe ishte i painformuar rreth këtyre zhvillimeve.

?Forumet tona do të mblidhen për të vendosur. Po qe nevoja do të thërrasim edhe Asamblenë Kombëtare?, tha kreu i Grupit LSI.

Free Traffic Exchange