Report TV - Darka, Veliaj konfirmon paktin PS-LSI: Bashkë për shumë gjëra

2017-07-04 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në darkën e një nate më parë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, konfirmon arritjen e marrëveshjes.

Gjatë inspektimeve të punimeve në shkollën "Betim Muço" në zonën e Kombinatit, Veliaj ka lënë të kuptohet se pakti mes PS-së dhe LSI-së është arritur.

"Kemi kuptuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të ruajmë këtë ritëm të zhvillimit të Tiranës, të zhvillimit të Shqipërisë, vetëm duke u fokusuar te gjërat që na bashkojnë, duke qenë konstruktivë, duke ofruar konsensus, për të kuptuar se Shqipëria është përtej çdo diference tjetër. Mund t?i ofrojmë vendit një qeverisje të qëndrueshme si në Shqipëri, ashtu edhe në qytetin Tiranës, ku besoj se kemi vënë një standard në mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike", u shpreh Veliaj.