Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Flamur Çelaj ka zhvilluar një takim në Francë me liderin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjatë bisedës, Çelaj deklaroi se kishte shkruar edhe me detyra të veçanta nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Haradinaj: Është një ndjenjë e mirë me pritë një vëlla me këtë mision të mirë që kemi bashkë.
Çelaj: Është kënaqësia për mua që erdha dhe u bëra përkrahës i kauzës më të rëndësishme që ka Shqipëria sot. Nuk kam ardhur i vetëm. Kam ardhur me përfaqësues të Kosovës dhe përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë për të treguar komandant se gjithë shqiptarët janë me ty dhe përkrah teje, dhe do të jemi deri në fund ashtu siç e ka lënë amanet Skënderbeu.
Ju përcjell të gjitha urimet dhe përshëndetjet e zt.Ilir Meta, i cili më la detyra të veçanta për të biseduar së bashku dhe për të bërë të qartë se jemi të gjithë pro teje dhe presim të shohim të kthehesh në Kosovën amë, pranë familjes tënde dhe pranë Kosovës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deputeti-celaj-takon-haradinajn-komandant-shqiptaret-jane-me-ty/