Ora News – Basha takon Lu e Arvizu: Qeveria teknike rruga e vetme për zgjedhje të lira

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy diplomatë amerikanë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ish ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu zhvilluan paraditen e sotme një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Në mesditë selia e PD-së nxorri një njoftim për shtyp lidhur me bisedën gati 90 minutash të zhvilluar në selinë PD. Nga ambasada amerikane nuk ka ende asnjë njoftim lidhur me këtë takim i cili u pasua me një tjetër në kryesinë e Kuvendit me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.
Në njoftimin e shpërndarë nga Partia Demokratike, thuhet se biseda mes Arvizu dhe Bashës është përqendruar tek çështjet e aktualitetit politik, në kushtet kur Departamenti i Shtetit dhe EUROPOL raportuan muajin e kaluar se gjatë vitit 2016 Shqipëria është kthyer në prodhuesin dhe shpërndarësin kryesor të marijuanës në Europë dhe në një vend kyç për trafikun e heroinës, pastrimin e parave të krimit dhe në një bazë rajonale për krimin e organizuar.
Mësohet se Basha në bisedën me dy diplomatët amerikanë ka vijuar të këmbëngulë se qeveria aktuale nuk ka as vullnetin dhe as mundësinë të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme; Qeveria teknike rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme
?Për shkak të kapjes nga krimi dhe dështimit në qeverisje, kryeministri Rama minoi procesin e dekriminalizimit, projektoi kanabizimin e vendit, nuk luftoi krimin dhe nuk ka bashkëpunuar me organizmat ligjzbatuese të vendeve partnere. Prandaj kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kanë as vullnet dhe asnjë mundësi të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Interesi i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij është ruajtja e pushtetit me çdo kusht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-donald-lu-takon-bashen-ne-seline-pd/

Free Traffic Exchange