Ora News – Tokat e mbjella me kanabis në Mat, zbulohen kontratat milionëshe të qirave

2017-07-04 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

50 mijë lekë të reja në muaj për dynym. Kjo ishte vlera e qerasë që merrte 37 vjeçari E.D i shpallur tashme ne kerkim për sipërfaqen 5 dynymësh që ishte mbjelle me lëndë narkotike në rrethin e Matit.
Krahas sasisë së drogës grupi hetimor ka sekuestruar edhe kontratën e bëre mes pronarit të tokës dhe qiramarrësit,ne bazë të së cilës mësohej se 37 vjeçari merrte në muaj afro 250 mijë leke të reja nje vlere e lakmueshme kjo edhe per tokat ne kryeqytet.
Në operacionin e koduar, ?Kontenieri? u sekuestrua 2 ton e 53 kg lëndë narkotike e papërpunuar. Policia shpallur në kërkim pronarin e ligjshëm të tokës, shtetasin E.D, 37 vjeç, i cili i ka lëshuar me qira tokën e tij shtetasit të arrestuar, Andreja Gjinaj, 33 vjeç, banues në fshatin Rreth Baz, Mat. Ky i fundit u arrestua për veprën penale ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tokat-e-mbjella-me-kanabis-ne-mat-zbulohen-kontratat-milioneshe-te-qirave/