Ora News – Fier, shkëndija elektrike djeg plotësisht një makinë

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një makinë është djegur në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur sot poshtë një pallati në lagjen ?Kastrioti? të qytetit. Policia sqaron se makinë e cila u dogj është me targa AA 932 OJ me pronar Dhimitër Shtembari.
Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësen, e cila edhe pse ndërhyri në kohë makina është djegur plotësisht. Policia tha se shkak është një shkëndije elektrike.
Pronari i makinës ka deklaruar në polici se ka qenë me fëmijën e tij të mitur në makinë dhe sapo ka ndezuar atë ka ndodhur shkëndija elektrike dhe më pas mjeti është përfshirë nga flakët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-shkendija-elektrike-djeg-plotesisht-nje-makine/

Free Traffic Exchange