Çfarë u vendos në darkën Rama – Meta

2017-07-04 1

Për më tepër se 4 ore 2 aleatët Edi Rama dhe Ilir Meta darkuan mbrëmë në një restorant peshku tek Pazari i Ri.

Ilir Meta, qe ka mbërritur i pari, ishte i shoqëruar nga Petrit Vasili. Pak pas tij Edi Rama mbërriti nën shoqërinë e Erion Veliajt.

Aleatet u ulen ne katin e sipërm të restorantit të pashqetësuar nga klientë të tjerë e mediat, që nuk u lejuan të afrohen nga efektivet e gardës së Republikës.

Asnjë nga zyrat e shtypit dhe stafet e ngushte te dy aleateve nuk dhanë detaje për bisedën.

Por nuk mohuan që në darkë është diskutuar gjatë mbi vazhdimin e mundshëm të koalicionit dhe situatën politike të krijuar nga protesta e opozitës.

Burime te besueshme thanë për Tv Klan se darka pati një atmosferë miqësore.

Ka patur dakordësi e mirëkuptim për shume nga çështjet e diskutuara, por nuk është finalizuar ndonjë marrëveshje për të ardhmen e koalicionit, edhe pse paraditen e të dielës Rama e ftoi publikisht Metën që të vendosë se çfarë do të bëjë në 4 vitet e ardhshme.

Biseda ka qene intensive, aq sa diskutimet mbi atë se çfarë u tha kanë vazhduar edhe pas darkës mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

Ata u panë të përfshirë në diskutime edhe në daljë nga restoranti, pas orës 1 pas mesnate deri sa kuptuan se ishin nen shoqërinë e kamerave.

Pas Ramës e Veliajt restorantin e peshkut e lanë edhe Meta e Vasili. Edhe ata u qëndruan larg kamerave për të mos zbuluar detaje të këtij takimi ku duket se është vendosur edhe fati i aleancës mes dy forcave që ndajnë sot qeverisjen.

Tv Klan