http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca i kërkon Autoritetit të Konkurrencës që gjatë këtij viti, të përqendrohet në punën e tij në disa prej tregjeve më problematikë, siç janë tregu i sigurimeve, ai farmaceutik, i karburanteve etj. Deputeti i Ervin Bushati tha se këto tregje kanë shfaqur anomali në funksionimin e tyre ndaj dhe vëmendja duhet të jetë më e madhe.Z. Bushati thotë se është i nevojshëm rishikimi i rolit të këtij institucioni me qëllim efektivitetin e tij, pasi gjobat e kanë humbur rëndësinë tyre penalizuese. Ndër vite Autoriteti i Konkurrencës ka marrë masa duke gjobitur kompani të ndryshme për shkelje të konkurrencës në treg, por pavarësisht këtyre penaliteteve, kompanive nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.