Report TV - Të pasurit me mbi 2 mln fitime Tatimet:Deklaroni,afat deri 2 maj

2017-07-04 0

Të gjithë personat që fitojnë mbi 2 milionë lekë në vit duhet të paraqiten brenda datës 2 maj pranë autoriteteve tatimore për të bërë deklarimin e të ardhurave.

Administrata tatimore u është drejtuar sot përmes një urdhri të gjithë individëve rezidentë, që realizojnë këtë nivel të ardhurash.

Urdhri u drejtohet edhe individëve jorezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2 milionë lekë, të cilët detyrohen të dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave.

Individët që fitojnë më shumë se 2 milionë lekë në vit, janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat bruto nga paga, nga dividenti, nga qiraja, nga interesa bankarë, nga lotari apo lojëra të tjera të fati. Sipas të dhënave zyrtare, numri i personave që e kalojnë pragun e të ardhurave prej dy milionësh në vit është rreth 6 mijë.

Free Traffic Exchange