Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
KQZ zëvendëson komisionerët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 18 qershorit. Vendimi u miratua me 4 vota pro dhe dy kundër në mbledhjen e radhës të Komisionit, e cila u shoqërua me debate pasi përfaqësuesit e opozitës pretenduan se shumica e këtyre qytetarëve janë anëtarë dhe militantë të majtë.
Ivi Kaso: Është një listë fund e krye me militantë të PS në pushtet, aq më keq këta militant janë të gjithë të punësuar në shtet. Nëse do të bëni konsideratë bëni, unë nuk vij për anëtarët e KQZ, forcë politike që do të sabotojë zgjedhjet mbajeni për vete, mos hyni në konsiderata të tilla, ndryshe do të hyjmë në debat.
Përfaqësuesit e mazhorancës i kërkuan opozitës që të paraqësë prova për këtë pretendim, në mënyrë që të merren masa për ti hequr nga lista personat që nuk plotësojnë kriteret.
Salianji: T?i paraqesë KQZ prova dhe fakte, sipas nenit 30, 31,32 i cili parashikon kushtet për të qenë anëtarë KZAZ, dhe pastaj ne mund ti shohim rast pas rasti, por nuk vihet këtu të mbahen fjalime politike, futen të gjithë në një thes me fjalën militant.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-zevendesohen-komisioneret-e-opozites/